Stelina ka bërë një rrëfim tejet prekës, duke treguar dhunën që babi i saj ka ushtruar në të, motrën dhe nënën e saj.
Mes lotësh, Stelina tregoi se traumat e mëdha që përjetoi patën pasoja serioze në shëndetin e saj psikologjik, deri në atë pikë sa për një periudhë kohe humbi edhe të folurën.
Ajo bëri të ditur gjithashtu se babai i saj kishte qenë i burgosur, ndërsa në qershor të vitit 2025 ai ka ndërruar jetë.
Pavarësisht kësaj, Stelina thekson se plagët emocionale nga ajo periudhë mbeten ende të hapura.