Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, ka shprehur xhelozi edhe ndaj Benitës, përkatësisht rreth afërsisë së saj më Limin.
Ajo madje e akuzoi Benitën se po vepron sikur Dolce, dhe se me Limin i ka mbetur vetëm të puthet.
“Alba debaton me Benitën, je bërë si Dolce! Vetëm puthja ju ka ngel”.
Ndryshe, Lim Hoti, banor i sezonit aktual, dhe Dolce kanë zhvilluar një raport mjaft afër që prej hyrjes së Limit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.
Ata janë parë shpesh bashkë në momente intime: përqafojnë, puthen dhe kalojnë kohë të konsiderueshme bashkë para kamerave. Këto momente janë bërë tematika kryesore në diskursin e shikuesve dhe mediave.