Majlinda Zeka e kujton telefonatën e fundit me babain e ndjerë

Mediale Vip

Majlinda Zeka e kujton telefonatën e fundit me babain e ndjerë

Më: 2 shkurt 2026 Në ora: 22:28
Majlinda Zeka

Pak ditë më parë, modelja Majlinda Zeka njoftoi se ka humbur babain. Lajmin e ndarjes nga jeta të prindit e bëri publik vetë ajo përmes rrjeteve sociale, duke ndarë dhimbjen me ndjekësit e saj.

Sot, Majlinda ka rikujtuar babain e ndjerë përmes një postimi në InstaStory.

Ajo ka shpërndarë një video-thirrje që kishte realizuar me të atin pak kohë më parë, një moment personal që ka zgjuar emocione.

Image
Majlinda Zeka/instastory

Pa shtuar komente të gjata, modelja ka zgjedhur që kujtimi të flasë vetë, duke ndarë një copëz intime nga raporti i saj me babain, në një periudhë të vështirë për të dhe familjen e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat