Kushtrimi: Mendoj se do të dalë dhe duhet të dalë Labi nga Big Brother

Mediale Vip

Kushtrimi: Mendoj se do të dalë dhe duhet të dalë Labi nga Big Brother

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 09:29
Kushtrimi.

Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Kushtrim Kelani, në 'Darkën e të Nominuarve' ka treguar se kush do të dalë sipas tij sot.

Ai u shpreh se sipas tij, do të dalë dhe duhet të dalë Labinot Rexha - Labi.

“Unë mendoj që do të dalë dhe duhet të dalë Labi”, u shpreh Kushtrimi.

Ndërkaq, Labi dhe Ludo Lee përmendën emrin e Kushtrimit, si konkurrenti më pasiv brenda.

Kjo pasi qëndrimi i tij në shtëpi u shoqërua me pak zhurmë, debate e polemika me të tjerët.

Megjithatë, mbetet për t'u parë se kush do ta lë garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Ndryshe, kanë ngelur edhe pak ditë deri në përfundim të edicionit të katërt të Big Brother. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat