David Dreshaj në minus gradë ka xhiruar spotin që po e sjell

Mediale Vip

David Dreshaj në minus gradë ka xhiruar spotin që po e sjell

Më: 9 shkurt 2026 Në ora: 16:33
David Dreshaj

Duket sikur ka pushuar për tre muaj, por në fakt ai ka punuar dhe menduar mirë, sepse gjithmonë sjell diçka të veçantë, kur bëhet fjalë nga muzika e deri te detajet e look-ut të tij.

E kemi fjalën për artistin David Dreshaj, ndjekësit e shumtë të të cilit e kanë mirëpritur lajmin që vetë ai ka publikuar përmes një sekuence videosh se projekti i tij muzikor është gati. Kënga do të quhet “Brenga”, me muzikë dhe produksion nga Cricket (Donat Prelvukaj), melodi nga Elinel, Granit Ismajli dhe Cricket, ku ky i fundit ka realizuar edhe beat-in.

Teksti është shkruar nga Elinel, Granit Ismajli dhe Cricket, i regjistruar dhe masterizuar në Cricket Music, ndërsa videoja e veçantë është realizuar nga Mars Studio (Endrit Rrahimi).

Image
David Dreshaj

Natyrisht, Davidi do të vijë unik në stilin e tij, për të cilin mendon vetë së bashku me disa bashkëpunëtorë të zakonshëm. Mësojmë gjithashtu se djaloshi i njohur i muzikës ka xhiruar në të ftohtin acar dhe disa herë është dashur të ngrohet e të mbulohet me batanije.

Por nga gjithë ky mund dhe muajt e pritjes, një gjë është e sigurt: ai do të na ngrohë me zërin e tij në projektin e tij më të ri që po vjen.

Image
David Dreshaj

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat