Quhet Diart049, fenomeni i ri i muzikës

Mediale Vip

Quhet Diart049, fenomeni i ri i muzikës

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 15:04
Diart Nishori

Ka disa projekte në tregun muzikor shqiptar, ndërsa falë stilit të tij unik ai po pëlqehet, komentohet dhe dëgjohet shumë, sidomos në rrjetet sociale.

Ky është artisti i ri Diart Nishori, me emrin artistik Diart049, i cili para pak ditësh ka publikuar një super projekt me titull “Loti n’faqe”, që jo vetëm po pëlqehet mjaft, por është bërë edhe viral, sidomos në platformën TikTok.

Ai është me origjinë nga Kosova, por jeton në Gjermani, ndërsa projekti i ri muzikor është punuar nga studioja e disa hiteve, Studio Inrecords, me producent nga Albos.

Në këtë këngë është ndërthurur mjaft mirë miksimi i një kënge të vjetër shqiptare me risinë dhe stilin unik të Diart049.

Mjafton ta ndiqni në të gjitha rrjetet sociale për ta kuptuar se bëhet fjalë për një këngëtar me të ardhme të ndritur në muzikën shqiptare, ndërsa këngën “Loti n’faqe” mund ta gjeni në të gjitha platformat digjitale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat