Labi reagon për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova: Çfarëdo që ka ndodhur, mbyllet aty brenda

Mediale Vip

Labi reagon për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova: Çfarëdo që ka ndodhur, mbyllet aty brenda

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 12:25
Labi

Pas vendimit të publikut për largimin e tij, ai zgjodhi të ndajë një mesazh reflektues me ndjekësit në Instagram, duke publikuar një fotografi dhe një shkrim falënderues.

Ky rrugëtim ishte plot emocione, momente të bukura dhe sfida. Si çdo eksperiencë e fortë, pati të mirat dhe të këqijat... por gjithçka mbetet aty, brenda asaj shtëpie.

Çfarëdo që ka ndodhur, mbyllet aty brenda. Unë dal nga kjo eksperiencë me mësime, me forcë dhe me mirënjohje për gjithçka që përjetova. Faleminderit publikut për mbështetjen, dashurinë dhe besimin. Rrugëtimi im vazhdon jashtë, me energji të re dhe me synime edhe më të mëdha”, shkroi ai.

Mesazhi i tij u prit me reagime të shumta nga fansat, të cilët e përgëzuan për qëndrimin dhe e inkurajuan për projektet e ardhshme jashtë reality show-t. Eliminimi i Rexhës ishte një nga momentet më të diskutuar të spektaklit, duke marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe në publikun që ndjek formatin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat