Media australiane shkruan për këngëtaren Donna Dafi: “Një nga zërat më premtues të 2026-ës”

Mediale Vip

Media australiane shkruan për këngëtaren Donna Dafi: “Një nga zërat më premtues të 2026-ës”

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Portali australian i muzikës TAGG – The Alternative Gig Guide i ka kushtuar një artikull të veçantë artistes me rrënjë shqiptare Donna Dafi, duke e cilësuar si një nga zërat më premtues të vitit 2026.

Në shkrimin për këngën e saj të re "Primadonna" mediumi e përshkruan projektin si të sofistikuar dhe me energji magnetike.

Theksohet mesazhi i fuqizimit personal në refrenin “I’m not your Donna, not your primadonna”, si dhe kombinimi i ndjeshmërisë me forcën vokale.

TAGG madje e vendos Donna Dafin në linjë me artiste si Dua Lipa dhe Tate McRae, duke sugjeruar se 2026 mund të jetë vit kyç në ngritjen e saj ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat