‘Plehrë’, Juela eskalon ndaj Shëndritit, përplasje e fortë mes dy banorëve

Mediale Vip

‘Plehrë’, Juela eskalon ndaj Shëndritit, përplasje e fortë mes dy banorëve

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 13:32
Shëndriti

Situata brenda shtëpisë së BBVA ka degraduar në tensione të larta menjëherë pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm.

Gjithçka nisi nga një debat mes Juelës dhe Gretës, i cili u bë akoma më i fortë kur ndërhyri Shendriti. Ky i fundit u përpoq të bisedonte me Juelën, por ajo refuzoi kategorikisht ta dëgjonte.

Debati mori përmasa tjera kur Juela u ndje e sulmuar nga Greta për historinë e saj të trishtë të jetës. Shendriti, në tentativë për të ndërhyrë, i drejtoi Juelës fjalët:

“Po e sulmon këtë vajzë për mospërmbushjen tënde personale”.

Juela nuk i ka kursyer fjalët e rënda ndaj Shendritit, duke e quajtur atë “plehrë”. Ajo i kërkoi me ngulm që të largohej dhe të mos guxonte të përmendte historinë e saj personale.

Pavarësisht përplasjes, Shendriti ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim të prekte plagët e vjetra të banores. Ai u shpreh se nuk e di fare se çfarë historie ka Juela dhe se komenti i tij nuk ishte në atë kontekst, por lidhej vetëm me sjelljen e saj aktuale ndaj Gretës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat