Xhensila Myrtezaj duket joshëse në fitnes

Mediale Vip

Xhensila Myrtezaj duket joshëse në fitnes

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 06:21
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj njihet për fizikun e saj në formë dhe përkushtimin ndaj një stili jetese aktiv.

Ajo e ka bërë të qartë ndër vite se palestra është pjesë e pandashme e rutinës së saj të përditshme, duke investuar kohë dhe disiplinë për të ruajtur linjat trupore.

Së fundmi, artistja ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet duke ushtruar me intensitet të lartë.

Image
Xhensila Myrtezaj

Në pamje, ajo shihet e fokusuar dhe e angazhuar maksimalisht gjatë stërvitjes, duke dëshmuar përkushtimin e saj ndaj aktivitetit fizik.

Prej kohësh në publik kanë qarkulluar aludime për ndërhyrje estetike, megjithatë angazhimi i vazhdueshëm në palestër tregon se rezultatet lidhen edhe me punën dhe disiplinën e saj në stërvitje.

Image
Xhensila Myrtezaj
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat