Pas spekulimeve e dyshimeve, Miri thotë se ka marrëdhënie shumë të shëndetshme me bashkëshorten

Mediale Vip

Pas spekulimeve e dyshimeve, Miri thotë se ka marrëdhënie shumë të shëndetshme me bashkëshorten

Më: 2 mars 2026 Në ora: 18:27
Miri

Pas spekulimesh dhe thashethemesh në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Miri, ka vendosur të flasë hapur për marrëdhënien e tij me partneren jashtë programit.

Banori i njohur ka biseduar me një prej banoreve të reja, duke dhënë detaje që synojnë të sqarojnë situatën dhe të shmangin keqkuptimet mes pjesëmarrësve dhe publikut.

Ai theksoi se lidhja e tij është “absolutisht e shëndetshme”, duke u shprehur se partnerja e tij e njeh mirë dhe nuk ka arsye për t’u shqetësuar për sjelljet e tij brenda shtëpisë së BBV-së.

Ky pohim duket si një përpjekje për të qetësuar tensionet që krijohen shpesh nga diskutimet dhe rivalitetet mes banorëve brenda formatit.

Miri shtoi se partnerja e tij nuk është xheloze dhe ka një nivel të lartë besimi ndaj tij.

“E di karakterin tim, nuk është xheloze sepse e di si jam unë, më beson”, tha tutje.

Miri u keqkuptua nga kjo pas raportit që krijoi brenda me Selin Bollatin, për shkak të krevatit ku flenë së bashku në fillim

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat