Ai i ka kënduar dashurisë mjaft bukur, por edhe paqes po ashtu. Si artist është pritur shumë mirë nga publiku, sidomos me dedikimin për motrën e tij – surprizë në dasmën e saj. Tani vjen edhe dedikimi më i ëmbël, kushtuar nënës.
Po flasim për artistin e hiteve David Dreshaj, i cili tashmë e ka gati këngën “T’kam ty mama”, kushtuar nënës së tij, por edhe të gjitha nënave tona të shtrenjta. Ky projekt pritet të publikohet pikërisht më 8 Mars, në një datë të shënuar për gratë dhe nënat shqiptare.
Mësojmë se si producent, si dhe për muzikën, melodinë dhe beat-in, është kujdesur hitbërësi Darko Dimitrov, ndërsa teksti është shkruar nga Elinel, Muma dhe vetë David Dreshaj. Edhe për record dhe mix/master është kujdesur Darko Dimitrov, ndërsa video është realizuar nga Mars Studio (Endrit Rrahimi).
“T’kam ty mama, jetëm teme, jetëm teme…” – shumë shpejt i gjithë projekti me këto super fjalë, i kënduar nga David Dreshaj, vjen në tregun muzikor shqiptar dhe në të gjitha platformat.
BS