Labit s’i hiqet inati: Leonora Jakupi s’din me këndu live

Mediale Vip

Labit s’i hiqet inati: Leonora Jakupi s’din me këndu live

Më: 6 mars 2026 Në ora: 18:52
Leonora Jakupi/ Labi

Këngëtari Labinot Rexha ka bërë disa deklarata të forta ndaj artistes Leonora Jakupi, duke thënë se ajo nuk ka talent për këndim.

Rexha tha se, pavarësisht respektit për këngët dhe kontributin e saj gjatë luftës, sipas tij Jakupi nuk këndon live dhe përdor vazhdimisht playback në paraqitjet e saj.

“Kur shkon në studio respekt për këngët e saj, sepse me to kanë luftu edhe ushtarë dhe për këtë i çohem në këmbë por ajo s’din me këndu. Por, sjo këndon playback.

Respekt për të dhe familjen e saj, por kur shkon në studio i duhen dy-tre orë, ndonjëherë edhe pesë javë për me këndu një këngë. Edhe kur kemi këndu bashkë, ajo ka këndu playback,” u shpreh Rexha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat