“Të ka ekzaltuar Miri, kujdes këmbën...”/ Selin i bërtet Rogertit: Mua mos më prek

Mediale Vip

“Të ka ekzaltuar Miri, kujdes këmbën...”/ Selin i bërtet Rogertit: Mua mos më prek

Më: 6 mars 2026 Në ora: 18:58
Debatet mes Selin dhe Rogertit

Debatet mes Selin dhe Rogertit kanë qenë të shumta ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Në një moment teksa ajo ishte e ulur në divanet jashtë, Rogerti ishte aty pranë dhe nisi që t’i fliste për Mirin, pasi ai e akuzon se ajo ka ndjenja për të.

Selin që rrinte e shtrirë në divan kishte ngritur këmbën lart dhe Rogerti e prek. Menjëherë banorja nis të bërtasë që të mos e prekë, ndërsa ai i kundërpërgjigjet duke i thënë se preku shapkën dhe të ketë kujdes me këmbën.

Selin u ngrit në këmbë duke bërtitur dhe iu afrua Rogertit, ndërkohë Stenaldo që ishte aty pranë u mundua që t’a mbante balerinën larg banorit. Menjëherë ndërhynë edhe banorët e tjerë, ndërsa Selin futet brenda e përlotur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat