Lady Gaga drejt altarit, këngëtarja zbulon planet për dasmë me Michael Polansky

Mediale Vip

Lady Gaga drejt altarit, këngëtarja zbulon planet për dasmë me Michael Polansky

Më: 7 mars 2026 Në ora: 10:40
Lady Gaga dhe i fejuari i saj, Michael Polansky

Lady Gaga dhe i fejuari i saj, Michael Polansky, pritet të zyrtarizojnë së shpejti lidhjen e tyre me martesë.

Këngëtarja u lidh me Polanskyn në fund të vitit 2019, ndërsa çifti e bëri publike lidhjen përmes Instagramit në fillim të vitit 2020.

Këngëtarja 39-vjeçare zbuloi planet për martesën gjatë një lidhjeje telefonike në transmetimin Romantic Radio TikTok Live të Bruno Mars.

“Unë dhe i fejuari im udhëtojmë gjatë gjithë vitit, por së shpejti do të martohemi. Shpresonim që të mund të zgjidhje një këngë të veçantë për ne”, tha Lady Gaga.

Nga ana e tij, Bruno Mars, i cili ka bashkëpunuar me Lady Gaga në këngën Die With A Smile,  zgjodhi një këngë nga albumi i tij i ri The Romantic.

Nëse po kërkon një këngë për t’ia dedikuar bashkëshortit tënd, do të të sugjeroja nga albumi im i ri të zgjedhësh këngën Risk It All, këngën e parë. Kështu që dua t’ia dedikoj Lady Gagës dhe të fejuarit të saj. Michael, kjo është edhe për ty”, tha ai.

Tetorin e kaluar, ylli i pop-it kishte rrëfyer në një intervistë me Stephen Colbert se mezi pret të ketë fëmijë me partnerin e saj. Kur u pyet nëse dëshiron të vazhdojë të luajë në filma apo të performojë në Broadway, ajo u përgjigj: “Do të doja të bëja shumë gjëra, po, të gjitha këto. Por ajo që dua vërtet është të bëhem nënë. Ky është roli im i radhës kryesor, shpresoj”.

Duke folur me entuziazëm për bashkëshortin e ardhshëm, artistja fituese e çmimeve Grammy Awards tha: “Ai është miku im më i mirë në të gjithë botën”, duke shtuar se ndihet “më e fuqizuar si grua në muzikë kur kam një partner të mrekullueshëm që më mbështet çdo ditë”.

Duke kujtuar takimin e tyre të parë, ajo shtoi: “Më la shumë përshtypje që në momentin e parë që e takova. Mendoj se ai gjithmonë më ka parë vërtet ashtu siç jam dhe besoj se edhe unë gjithmonë e kam parë vërtet atë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat