Del promo zyrtare: Arbana – prezantuesja e re e Ferma VIP

Mediale Vip

Del promo zyrtare: Arbana – prezantuesja e re e Ferma VIP

Më: 8 mars 2026 Në ora: 21:31
Arbana Osmani

Pritjes i erdhi fundi. Përmes një promoje në Instagram me mbishkrimin "Le të fillojnë lojërat", Arbana Osmani konfirmoi se do të jetë prezantuesja e "Ferma VIP" në Vizion Plus dhe Tring.

Për vite të tëra, ajo ishte ikona e "Big Brother" në Top Channel, ndërsa kjo është hera e parë në karrierë që kalon në një logo tjetër televizive.

Gjatë kësaj kohe, ajo mbajti vëmendjen e publikut me programin e saj "Mirëmbrëma yje" në YouTube.

 

Ky rikthim në ekran vjen pas largimit nga "BBVA", ku ajo pranoi hapur se pavarësisht shifrave të majme, donte vetëm që ai format të mbaronte një orë e më parë. Sipas burimeve të Prive By Liberta Spahiu, "Ferma VIP" pritet të nisë në fund të muajit mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat