As Neymar nuk i ‘shpëton’ shqiponjës dhe arsye për këtë është grimerja e njohur

Mediale Vip

As Neymar nuk i ‘shpëton’ shqiponjës dhe arsye për këtë është grimerja e njohur

Më: 15 mars 2026 Në ora: 11:20
Neymar

Ylli brazilian i futbollit, Neymar Jr., sapo i ka dhuruar internetit shqiptar një moment mjaft të lezetshëm.

Së fundmi, ai është shfaqur i buzëqeshur duke bërë simbolin e famshëm të shqiponjës me dy krenare, i shoqëruar nga miku i Dafinë Nezirit, kreatori Leon Gillies Mannes. Kjo foto, e cila ka nisur të shpërndahet me shpejtësi nëpër rrjete sociale, u bë publike pikërisht nga grimerja e njohur. Përmes një postimi në InstaStory, ajo zbuloi se ky moment u realizua ekskluzivisht si dedikim për djalin e saj që është një fans i madh i futbollistit, duke e shoqëruar foton me mbishkrimin me humor “Leon patrioti”.

Në fakt, kjo është hera e parë që ylli brazilian kapet mat duke bërë simbolin tonë kombëtar, por rrugët e tij me shqiptarët janë kryqëzuar edhe më herët në rrethe goxha ekskluzive.

Image
Neymar

Kujtojmë vitin 2022, kur Neymar u shfaq i rrethuar nga emra të njohur të showbiz-it tonë në një event luksoz në Berlin. Ai ishte i ftuari special për të promovuar linjën e makinave elektrike të markës “e.GO”, një investim i familjes së njohur Destani.

Gjatë asaj mbrëmjeje gala, braziliani u pa të pozonte krah reperit Noizy dhe u shfaq tepër i afërt në një video ku përqafohej me Loredanën.

Ndonëse shqiponjën me duar sapo e bëri për herë të parë si një gjest të thjeshtë e dashamirës për një fans të vogël, duket se kontaktet e tij me personazhet e njohur shqiptarë dhe sipërmarrjet e tyre tashmë kanë krijuar një historik vërtet interesant.

Mbetet për t’u parë se kur do të jetë rasti i radhës që braziliani do të bëjë sërish xhiron e rrjetit në trojet tona. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat