Në mbrëmjen e 20 dhjetorit të vitit të kaluar ai u zgjodh fitues i Festivalit të 64-ët së Këngës, për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Nân”. Alis Kallaçi preku zemrat e shqiptarëve të cilët patën përjetuar të paktën një herë emigrimin, e pas këngës “Nân”, qendronte vet nâna e tij.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram” Alis ka treguar se në një moment kur as ai vet nuk e dinte se çfarë kërkonte, ka qënë një mesazh i nënës së tij i cili është bërë kthesë për të ardhmen e tij.
“Fillon X Factor, me 19 tetor në Shkodër, te shkolla jonë në 11:00.” i ka shkruar ajo. E më pas Alis është shprehur se tashmë pas dy vitesh ajo është pjesë e atij videoklipi që do të përfaqësojë në Eurovizon të gjithë shqipërinë.
Më pas këngëtari kan ndarë një pjesë të dhimbshme dhe prekëse të jetës së tij, faktin që nuk jeton pranë familjes, gjë që përkon edhe me teksin e këngës së tij.
“Shumë kanë ndryshuar gjatë kësaj kohe. Një prej tyre të mos jetuarit hala me ju. Si distancë nuk asht shumë larg, por në të njëjtën kohë… po. E në mes të punës, të rrjedhës së përditshmërisë, herë pas here më vjen një mesazh: “Kur po vjen, moj mam?”” shkruan ai në përfundim të statusit që ka publikuar krahë një fragmenti të shkëputur nga krlipi i tij.
Postimi i plotë:
Në Tetor 2023, kohë kur isha jo rehat në rehati, kur as unë vetë nuk e dija fiks çfarë kërkoja e si ta arrija, por vetëm punoja dhe prisja me patjetër një ndryshim, më vjen një mesazh nga ti.
“Fillon X Factor, me 19 tetor në Shkodër, te shkolla jonë në 11:00.”
Shumë qejf e shumë frikë… por me mbështetjen dhe shtysën ma të madhe, ty.
Tani, pas 2 vitesh e pak, je pjesë e videoklipit të këngës sime që do përfaqësojë në Eurovision gjithë Shqipërinë.
Shumë kanë ndryshuar gjatë kësaj kohe. Një prej tyre të mos jetuarit hala me ju.
Si distancë nuk asht shumë larg, por në të njëjtën kohë… po.
E në mes të punës, të rrjedhës së përditshmërisë, herë pas here më vjen një mesazh:
“Kur po vjen, moj mam?”