Gjendje e rënduar shëndetësore për Xhesika Ndojën, familja jep lajmin e trishtë

Mediale Vip

Gjendje e rënduar shëndetësore për Xhesika Ndojën, familja jep lajmin e trishtë

Më: 29 mars 2026 Në ora: 11:06
Xhesika Ndoja

Familjarët e Xhesika Ndojës kanë ndarë me publikun lajmin se këngëtarja po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore.

Sipas deklaratës, Xhesika aktualisht ndodhet e shtruar në një spital jashtë vendit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ata kanë kërkuar mirëkuptimin e ndjekësve për të respektuar privatësinë e saj në këto momente, duke ftuar të gjithë dashamirësit që t'i bashkohen lutjeve për një shërim sa më të shpejtë.

"Ju lutemi na mirëkuptoni dhe qëndroni të respektueshëm ndaj privatësisë së saj," thuhet në mesazhin përmbyllës të familjes, të cilët falënderojnë publikun për mbështetjen e treguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat