Moderatorja shqiptare Franceska Rustem ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pas disa fotove provokuese nga vaska që publikoi së fundmi.
Në postimet e saj, Franceska shfaqet në një ambient intim dhe duket se ka luajtur me pozat, duke nxjerrë në pah linjat e trupit dhe duke tërhequr imagjinatën e fansave.
Fotot morën menjëherë shumë komente dhe komplimente, duke u bërë një nga postimet më të komentuar të momentit.
Ky nuk është hera e parë që Franceska Rustem tërheq vëmendjen e mediave rozë, pasi ajo shpesh poston foto të guximshme dhe ruan një prezencë aktive në rrjetet sociale.
Franceska Rustem është një modele shqiptare nga Durrësi, e cila u bë e njohur pasi fitoi titullin “Miss Universe Albania 2024”. Ajo ka ndërtuar karrierë në modeling dhe është shfaqur edhe në televizione shqiptare. Njihet për prezencën e saj në rrjetet sociale dhe konsiderohet një nga figurat e reja më të spikatura në botën e modës në Shqipëri.