Xhesi, fermeri i parë që u largua nga Ferma Vip 3

Mediale Vip

Xhesi, fermeri i parë që u largua nga Ferma Vip 3

Më: 4 prill 2026 Në ora: 08:05
Xhesi Loci

Xhesi Loci është fermeri i parë që është larguar nga Ferma Vip 3.

Xhesi ishte në nominim me Rafaelën, pas humbjes së sfidës që patën ditën e hënë.

Të dy fermerët, përpara komunikimit të votimit të publikut, patën një mesazh surprizë nga familjarët e tyre.

Pas verdiktit final, të komunikuar nga moderatorja Arbana Osmani, Xhesi është përshëndetur me pjesën tjetër të banorëve, ndësa ka shprehur edhe keqardhje për kohën e shkurtër të qëndrimit, duke mos treguar sipas tij vlerat më të mira të vetes.

Qëndrimi i Xhesit në Ferma Vip 3, zgjati vetëm një javë. Edhe pse për një kohë të shkurtër, Xhesi u shpreh se kjo ishte një eksperiencë e veçantë dhe e vështirë, për shkak se më parë nuk kishte qëndruar kaq gjatë në izolim dhe nën monitorimin e kamerave.

“Sfida mu duk e lehtë, por isha me Rafaelën dhe nuk mund ta lija pas. Shpresoja të jepja më shumë në sfida të tjera”, tha Xhesi ndër të tjerat pas eliminimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat