Shemsho: Nuk e shoh Brikenën finaliste të “Big Brother VIP Albania”

Mediale Vip

Shemsho: Nuk e shoh Brikenën finaliste të “Big Brother VIP Albania”

Më: 5 prill 2026 Në ora: 12:09
Brikena

Gazetari Bruno Shemsho ka komentuar rrugëtimin e një prej konkurrenteve të “Big Brother VIP Albania”, Brikenës duke u shprehur se nuk e sheh atë si finaliste të këtij edicioni.

Shemsho tha se rrugëtimi i saj ka qenë i ndikuar nga një marrëdhënie që nuk ka funksionuar siç pritej dhe që ka reflektuar edhe në perceptimin e publikut.

“Rrugëtimi i Brikenës është limituar në kuadër të një marrëdhënie që ende nuk është marrëdhënie dashurore. Në fillim dukej se shkonte mirë, por krejt loja ndryshoi dhe u fokusua te marrëdhënia si në çdo prime, si dhe te fansat e vet.

Nëse do matej nga Instagrami, Brikena do ishte fituese e këtij Big Brotheri. S’ka lidhje reale followers apo jo, kështu që më lejoni të them se unë nuk e shoh as finalist”, tha Shemsho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat