"Nuk bie në nivelin e tij", motra e Mateos reagon pas ofendimeve të Rogertit

Mediale Vip

"Nuk bie në nivelin e tij", motra e Mateos reagon pas ofendimeve të Rogertit

Më: 5 prill 2026 Në ora: 18:13
Keijsi Borri

Motra e Mateos, Keijsi Borri, ka reaguar ndaj ofendimeve që Rogerti i bëri asaj në Big Brother VIP Albania 5.

Ajo u shpreh se do t’i thoshte diçka Rogertit nëse do ta kishte përballë, teksa theksoi se nuk bie në nivelin e tij.

“Unë do të doja t’i thoja diçka Rogertit, por doja t’ia thoja në sy. Nëse do ta kisha përballë do ta thoja. Loja e Rogertit më duket shumë e ulët. Të luash me familjarët jashtë dhe jo me situatat brenda", u shpreh ajo.

"Rogerti atë lojë ka, atë karakter ka zgjedhur të tregojë. Unë nuk bie në nivelin e Rogertit që t’ia kthej në të njëjtën monedhë”, theksoi mes tjerash.

Ky nuk është rasti i vetëm pasi në shtëpinë e famshme shpesh kanë përplasje duke sjellë familjarë nga jashtë.

Edhe pse kjo gjë nuk lejohet dhe se dënohen nga Vëllai i Madh, si mos-respektim i rregullave.

Ndërkaq, ka mbetur pak kohë deri në finalen e madhe të Big Brother, e cila do të jetë më 18 prill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat