Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhimbje - jo dobësi

Mediale Vip

Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhimbje - jo dobësi

Më: 9 prill 2026 Në ora: 17:37
Elijona Binakaj

Disa lajme që kanë qarkulluar për të kanë bërë që Elijona Binakaj të thyejë heshtjen.

Ajo ka reaguar për herë të parë, duke thënë se është në heshtje, për shkak të tragjedisë në familje - humbjes së xhaxhait.

"Është e lehtë të flisni për mua dhe në emër tim për klikime kur unë jam në heshtje", tha ajo.

Tutje shtoi: "Kam humbur xhaxhanë tim, kjo heshtje është dhimbje, jo dobësi".

Në një tjetër postim, finalistja e Big Brother theksoi: "E për gjithë ata që më duan dhe mbështetin. Ju ndjej dhe ju vlerësoj për gjithë durimin dhe dashurinë tuaj".

"Do të rikthehem shumë shpejt, me shumë përgjigje dhe akoma me shumë dashuri për ju".

Rasti në familje ka bërë që Elijona të tërhiqet nga jeta publike, ndonëse i erdhi menjëherë pas përfundimit të Big Brother.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat