Gruaja e Kreshës habit me vlerësimin për nivelin e mençurisë së reperit: S’dija çka është duke thënë

Mediale Vip

Gruaja e Kreshës habit me vlerësimin për nivelin e mençurisë së reperit: S’dija çka është duke thënë

Më: 19 prill 2026 Në ora: 12:38
Erzina, MC Kresha

Gruaja e reperit të mirënjohur MC Kresha, Erzina, gjatë një interviste pranoi se në fillim ishte e shokuar dhe e kishte të vështirë ta kuptonte stilin e komunikimit të reperit.

Përpos vështirësive të para në komunikim, ajo zbuloi se Kresha arriti ta fitonte zemrën e saj përmes sjelljes dhe talentit të tij në kuzhinë, derisa nuk kurseu lëvdatat për mençurinë e tij.

“Për herë të parë nuk e mersha vesh as çka është tu thanë. Isha e shokuar, në momentin e parë nuk e kam vlerësu mendjen e tij, ma shumë jam kanë nervoz, ma shumë kam mendu që është një këngëtar që e adhuroj. Masanej është sjell mirë, më ka bo ushqim.

Është shumë i mençur, di shumë, kur më ka fol në fillim thosha “Unë kurrgjë s’po disha”, di shumë, por tani “di shumë, shumë” dhe thua kjo është anormale”, tha Erzina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat