Gjesti zbulon një pjesë nga kënga e re e EP-së së shumëpritur, teksa në video shfaqet një dorë misterioze

Mediale Vip

Gjesti zbulon një pjesë nga kënga e re e EP-së së shumëpritur, teksa në video shfaqet një dorë misterioze

Më: 2 maj 2026 Në ora: 17:49
Gjesti

Gjesti ka rikthyer vëmendjen e publikut duke paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor, një EP që pritet të publikohet së shpejti në bashkëpunim me DJ-në e tij, Gimbon.

Lajmi është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilëve u kishte munguar prania e artistit në skenë dhe në rrjete sociale.

Ky reagim pozitiv duket se ka motivuar edhe vetë artistin, i cili ka ndarë së fundmi një fragment nga një prej këngëve të reja.

Projekti mban titullin “MEME” dhe që në publikimin e parë ka ngjallur interes të madh.

Në një video të postuar në TikTok, Gjesti shfaqet ndërsa një dorë vajze i prek fytyrën, detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.

Ky moment ka nxitur menjëherë reagime dhe aludime në rrjete sociale.

Shumë fansa kanë komentuar se dora mund t’i përkasë Eglit, duke e krahasuar me fotografi të mëparshme të saj ku vihet re një ngjashmëri e dukshme.

Megjithatë, artisti nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këto spekulime, duke lënë gjithçka në kuadër të kuriozitetit të publikut.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat