Sabri Fejzullahu me urim të veçantë për bashkëshorten: “Nera, dashnia ime edhe 100 vite me ty”

Mediale Vip

Sabri Fejzullahu me urim të veçantë për bashkëshorten: “Nera, dashnia ime edhe 100 vite me ty”

Më: 12 maj 2026 Në ora: 11:02
Sabriu dhe Nera

Këngëtari i njohur kosovar Sabri Fejzullahu, ka nisur ditën me një shkrim emocionues.

Përmes një shkrimi në Instagram ai shprehu dashurinë që ka për bashkëshorten, Nerën, duke i uruar edhe 100 vjet bashkë me të.

“Nera, dashnija ime. Qysh e si me ta uru ditëlindjen? Qysh me të falënderu për dashninë e ndërsjellë mes nesh?

E falënderoj Zotin që edhe pas 40 viteve, ke mbetë e njëjta dritë dhe rreze dielli për mu, o shpirti jem.

Edhe 100 vite me mu e me krejt ata që të duam.

Lali yt ❤️”, ka shkruar ai.

Të shumta ishin komentet e pëlqimet nga ndjekësit e legjendës shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat