Gjashtë shtete nga Ballkani sivjet në finalen e ‘Eurovision 2026’ në Vjenë

Mediale Vip

Gjashtë shtete nga Ballkani sivjet në finalen e ‘Eurovision 2026’ në Vjenë

Më: 15 maj 2026 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Finalja e madhe e 'Eurovision 2026' pritet të ketë një prani të theksuar ballkanike, pasi këtë vit në natën finale janë kualifikuar plot gjashtë shtete nga rajoni i Ballkanit: Shqipëria, Kroacia, Greqia, Serbia, Bullgaria dhe Rumania.

Kjo do të thotë se publiku i Eurovisionit në Vjenë do të shohë një “bllok” të fortë përfaqësimi nga Ballkani, me këngë dhe identitete të ndryshme muzikore - nga baladat emocionale deri te produksionet më moderne skenike - që e bëjnë finalen e sivjetme edhe më konkurruese.

Në mesin e tyre është edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nân”, e cila arriti të sigurojë një vend në finale pas një paraqitjeje që u komentua gjerësisht në rrjete sociale.

Lista e plotë e finalistëve të 'Eurovision 2026':

Austria – “Tanzschein” (Cosmó)

Belgjika – “Dancing on the Ice” (Essyla)

Greqia – “Ferto” (Akylas)

Serbia – “Kraj mene” (Lavina)

Lituania – “Sólo quiero más” (Lion Ceccah)

Polonia – “Pray” (Alicja)

Suedia – “My System” (Felicia)

Kroacia – “Andromeda” (Lelek)

Finlanda – “Liekinheitin” (Linda Lampenius & Pete Parkkonen)

Gjermania – “Fire” (Sarah Engels)

Izraeli – “Michelle” (Noam Bettan)

Italia – “Per sempre sì” (Sal Da Vinci)

Moldavia – “Viva, Moldova” (Satoshi)

Shqipëria – “Nân” (Alis)

Australia – “Eclipse” (Delta Goodrem)

Bullgaria – “Bangaranga” (Dara)

Qiproja – “Jalla” (Antigoni)

Çekia – “Crossroads” (Daniel Žižka)

Danimarka – “Før vi går hjem” (Søren Torpegaard Lund)

Franca – “Regarde !” (Monroe)

Malta – “Bella” (Aidan)

Norvegjia – “Ya ya ya” (Jonas Lovv)

Rumania – “Choke Me” (Alexandra Căpitănescu)

Ukraina – “Ridnym” (Leléka)

Mbretëria e Bashkuar – “Eins, Zwei, Drei” (Look Mum No Computer)

Finalja e 'Eurovision 2026' do të mbahet të shtunën në Vjenë, ku pritet të shihet nëse “fronti ballkanik” do të arrijë të shkojë edhe më tej - madje pse jo, të luftojë për vendet e para. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat