Aktori Naser Rafuna publikon slogane “FREE” për partitë politike

Mediale Vip

Aktori Naser Rafuna publikon slogane “FREE” për partitë politike

Nga: A.SH Më: 17 maj 2026 Në ora: 14:01
Naser Rafuna

Aktori Naser Rafuna ka ironizuar partitë politike për mungesën e kreativitetit në fushatat dhe sloganet e tyre zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rafuna ka kritikuar spotet dhe mesazhet politike, duke i cilësuar ato si të dobëta dhe pa ide origjinale. Me tone ironike, ai ka publikuar një listë me slogane “falas” për partitë politike, duke thënë se po i ndihmon “për hir të popullit”.

Mes sloganeve të propozuara nga aktori janë: “Voto për zhvillim”, “Kosova përpara”, “Beso në Kosovë. Ndërto Kosovën”, “Të bashkuar gjithmonë”, “Shtet serioz. Ekonomi e fortë. Qytetar i respektuar”, si dhe “Jo premtime të mëdha. Punë serioze. Rezultate të prekshme”.

Shkrimi i plotë:

Te nderuar udheheqes te partive politike, duke e marre parasysh kreativitetin llom qe e keni ose e perzgjedhni, me ato video spote te tmerrshme qe i beni, me ato slogane te viteve kur eshte bere nderrimi i ngjyrave te llojllojshme me ngjyra te vdekura, me poshte sherbehuni me slogane FREE , merrni. E di qe i modifikoni e mundoheni kinse me i bo origjinal ne ide tuaja, por edhe ksaj here po ju ndihmoj per hir te popullit:

Voto për zhvillim.

Zgjidhe të ardhmen.

Kosova përpara.

Ngrihu me Kosoven..

Beso në Kosove. Ndërto Kosoven.

Zëri i Kosoves, e nesërmja e saj.

Jep votën, ndrysho vendin.

Te bashkuar Gjithmone.

Bashke Ecim Tutje

Të fortë për Fitore.

Drejt Europes dhe Natos se bashku

Jeto te Nesermen, Nderto te Tashmen

Drejtesi, Dinjitet, Progres

Përpara me dinjitet.

Besim. Zhvillim. E ardhme.

Një rrugë e re për Kosoven.

Sot vendosim për nesër.

Qytetari në qendër. Kosova përpara.

Të fortë në vlera, të hapur ndaj së ardhmes.

Zhvillim pa ndarje.

Shtet serioz. Ekonomi e fortë. Qytetar i respektuar.

Kosova meriton më shumë.

E ardhmja kërkon lidership.

Për një Kosove të qetë, të fortë dhe të drejtë.

Me përgjegjësi për sot. Me vizion për nesër.

Një kontratë e re me qytetarin.

Stabilitet, zhvillim dhe dinjitet.

Jo premtime të mëdha. Punë serioze. Rezultate të prekshme.

Voto zerin tend

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat