Taylor Swift dhe Travis Kelce shfaqen romantikë në ndeshjen e Knicks, vëmendje merr edhe dukja luksoze e këngëtares

Mediale Vip

Taylor Swift dhe Travis Kelce shfaqen romantikë në ndeshjen e Knicks, vëmendje merr edhe dukja luksoze e këngëtares

Më: 24 maj 2026 Në ora: 19:19
Taylor Swift dhe Travis Kelce

Taylor Swift dhe partneri i saj, Travis Kelce, tërhoqën vëmendjen gjatë një ndeshjeje të Knicks, ku u panë shumë të afërt në tribunën VIP.

Çifti u fotografua duke shkëmbyer momente romantike, ndërsa fansat nuk i ndalën reagimet në rrjetet sociale.

Këngëtarja u komentua gjerësisht edhe për paraqitjen e saj elegante, me një kombinim luksoz që përfshinte veshje dhe aksesorë nga marka të njohura si Stella McCartney, Dior dhe Tiffany & Co, shkruan DailyMail.

Dukja e saj u vlerësua me mijëra funte dhe u kthye menjëherë në temë diskutimi në mediet rozë.

Nga ana tjetër, Travis Kelce u bë viral gjatë ndeshjes për reagimet energjike në tribunë, ndërsa në një moment u shfaq duke nxitur tifozët e Cleveland Cavaliers.

Megjithatë, ekipi i tij i zemrës u mposht nga Knicks.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat