Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj po rikthehet fuqishëm në muzikë.
Media mëson se ai nesër do të publikojë këngën e tij të parë pas daljes nga BBVK.
Kënga do të jetë edhe me videoklip.
Kjo këngë është pjesë e EP-së që ai do ta publikojë së shpejti, e që ka gjithsej pesë këngë.