Thyen rregullat duke rrezikuar përjashtimin, kush nga fermerët shkoi në televotim

Mediale Vip

Thyen rregullat duke rrezikuar përjashtimin, kush nga fermerët shkoi në televotim

Më: 30 maj 2026 Në ora: 07:27
Ferma VIP

Në spektaklin e kaluar, Agai dënoi Mozën, Zhakun dhe Sarën, për thyerje të rregullave.

Ata do të kishin një shkëputje totale nga pjesa tjetër e fermerëve, ku as nuk do të bisedonin me ta dhe as nuk do të përfitonin produkte ushqimore. As fermerët e tjerë, nuk duhet tu jepnin asnjë gjë.

Por këtë urdhër të Agait e thyen dy të dënuarit, Zhaku dhe Iliri, duke marrë produkte nga pjesa e fermës, por edhe Romiri, Sara dhe Bujaka.

Në mbrëmje, më i preferuari i publikut doli Visi, të cilit iu dha avantazh të shpëtonte një person dhe zgjedhja e tij ishte Romiri.

Kështu, në televotim shkuan Iliri, Zhaku, Bujaka dhe Sara dhe njëri prej tyre do të largohet ditën e hënë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat