Dani e viziton Sinan Vllasaliun në spital pas aksidentit me motor: Shërim të shpejtë miku im

Mediale Vip

Dani e viziton Sinan Vllasaliun në spital pas aksidentit me motor: Shërim të shpejtë miku im

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 20:50
Sinan Vllasaliu, Ramadan Krasniqi - Dani

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, pak ditë më parë pësoi një aksident me motor.

Artistit iu desh të kryente një ndërhyrje, e cila siç bëri të ditur ka rezultuar me sukses.

Derisa po vazhdon rikuperimin në spital, për vizitë ka qenë së fundmi miku i tij, këngëtari nga Peja, Ramadan Krasniqi - Dani.

"Bashkë me Fitimin e Andin sot vizituam Sinanin. Qoftë e kaluar dhe shërim të shpejt miku im", ka shkruar Krasniqi në postimin e ndarë në Facebook.

Aksidenti i Vllasaliut ndodhi pak para se të niste dasma e artistes shqiptare Dua Lipa, ku ka qenë i ftuar për të kënduar.

Në dasmën e mbajtur në Sicili të Italisë ka qenë për të performuar edhe NRG Band.

Sido që të jetë, Sinani tani është në gjendje të mirë dhe po vazhdon me trajtimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat