Zbulohet se sa para mori Brooklyn Beckham për një reklamë që tallte familjen e tij

Mediale Vip

Zbulohet se sa para mori Brooklyn Beckham për një reklamë që tallte familjen e tij

Më: 21 qershor 2026 Në ora: 21:43
Brooklyn Beckham

Brooklyn Beckham thuhet se ka përfituar afro 900 mijë euro për fushatën e tij reklamuese me kompaninë e dërgesave 'DoorDash', në një kohë kur raportet për përçarjen me familjen Beckham vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Sipas burimeve të cituara nga Page Six, djali i David dhe Victoria Beckham ka marrë të paktën këtë shumë për reklamën, ndërsa persona pranë familjes pretendojnë se ai po përfiton financiarisht nga konflikti me prindërit e tij, pavarësisht se më herët kishte deklaruar se dëshironte privatësi.

Në një nga videot promocionale, Brooklyn shfaqet duke ndjekur Kupën e Botës 2026 nga shtëpia dhe thotë se arsyeja është 'një histori e gjatë', koment që shumë e interpretuan si një thumb ndaj prindërve të tij, me të cilët raportohet se nuk ka marrëdhënie të mira.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @brooklynpeltzbeckham

Ndërkohë, tensionet mes palëve janë shtuar edhe më tej pas një vizite të motrës së tij, Harper Beckham, në shtëpinë e tij në Beverly Hills.

Ekipi i Brooklyn dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, pretendoi se prania e fotografëve gjatë dorëzimit të një letre nga Harper ishte e organizuar për vëmendje mediatike, akuzë që u mohua nga burime pranë familjes Beckham.

Përçarja mes Brooklyn Beckham dhe familjes së tij vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave, gjersa raportet sugjerojnë se marrëdhëniet mes tyre mbeten të tensionuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat