Xhuli në pritje të binjakëve, ekspozon barkun e rrumbullakosur – shijon pamjen pranë pishinës

Mediale Vip

Xhuli në pritje të binjakëve, ekspozon barkun e rrumbullakosur – shijon pamjen pranë pishinës

Më: 28 qershor 2026 Në ora: 18:50
Xhuliana Nura

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xhuliana Nura, po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj, pasi është në pritje të ëmbël.

Ajo pritet të bëhet nënë e binjakëve, një lajm që ka gëzuar fansat e saj dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Së fundmi, Xhuli ka ndarë me ndjekësit disa momente relaksi pranë pishinës, ku është shfaqur duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur, duke shijuar qetësinë dhe atmosferën verore.

Ndryshe, në një intervistë ajo është shprehur se fëmija është shqiptar, pasi donatori është shqiptar.

“Personi që ka dhënë pjesën e 49 përqindshit të formimit, të fillimit të embrionit, është donator shqiptar. Shqiptar është beba! Shqiptar edhe nga nëna, edhe nga baba”, u shpreh Juliana.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat