Prishën raportet për shkak të Gjestit, Xheneta për Loredanën: Kapitull i mbyllur

Mediale Vip

Prishën raportet për shkak të Gjestit, Xheneta për Loredanën: Kapitull i mbyllur

Më: 26 korrik 2026 Në ora: 18:50
Loredana, Gjesti, Xheneta

Gjesti ka qenë mollë sherri që Xheneta Fetahu ka prishur raportet me Loredana Bratin, ish-banoren e Big Brother VIP Albania 4.

Kjo për shkak të disa mesazheve me Gjestin, duke thënë kështu se edhe kanë qenë në lidhje.

"Me Loredanën kapitull i mbyllur", ka qenë pyetja që iu parashtrua.

"Patjetër që po, atë temë e ka nisur vetë ajo edhe ta përfundon. Nuk bëj gjëra e as nuk shpik. është një gjë që më ka treguar vetë, vetë më ka treguar mesazhet personat e afërt i kanë parë ato mesazhe, që ka shkruar me x personin", u shpreh ajo.

Tutje theksoi: "Patjetër kanë lirinë e botës të bëhen bashkë, të bëjnë edhe fëmijë sot, por jo të dalin nga shtëpia ime. Se besoj se nuk është e duhura me ngrënë në tavolinë dhe të bëj gjëra fshehur".

Xheneta dhe Loredana vlen të ceket se kanë qenë mikesha të ngushta, por që tani çdo gjë ka marrë fund. Ajo ka dhënë një version tjetër të ngjarjes, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë raport me Gjestin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat