DJ dhe muzikanti Kavinsky i hitit “Nightcall” gjendet i vdekur në Paris

Mediale Vip

DJ dhe muzikanti Kavinsky i hitit “Nightcall” gjendet i vdekur në Paris

Më: 29 korrik 2026 Në ora: 20:34
Kavinsky

DJ dhe muzikanti francez i elektropopit Kavinsky, emri i vërtetë i të cilit është Vincent Belorge është gjetur i vdekur në Paris ndërsa rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura.

Ai bëri bujë për hitin e tij të vitit 2010 “Nightcall”, i cili u përdor në filmin Drive duke fituar kështu famë në mbarë botën. Këngën e përformoi edhe në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit në vitin 2024.

Ndërkohë hetimet për zbulimin e shkakut të vdekjes vazhdojnë ende pas deklaratave të autoriteteve franceze.

Kavinsky konsiderohej si një nga figurat kryesore të skenës elektronike franceze duke kontribuar kështu në muzikë anembanë botës.    

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat