DJ Gimbo surprizon Selin Bollatin me një buqetë të madhe me trëndafila

Mediale Vip

DJ Gimbo surprizon Selin Bollatin me një buqetë të madhe me trëndafila

Më: 9 gusht 2026 Në ora: 18:56
DJ Gimbo, Selin Bollati

DJ Gimbo duket se ka bërë një gjest romantik për partneren e tij, Selin Bollati, duke e surprizuar me një buqetë të madhe me trëndafila.

Nga pamjet e publikuara, duket se surpriza ka ardhur pas kthimit të tij nga puna, ndërsa çifti ka ndarë këtë moment të ëmbël me ndjekësit.

Vëmendje ka tërhequr edhe një tjetër detaj.

DJ Gimbo dhe Selin Bollati tani po bashkëjetojnë në një apartament në Tiranë, duke e çuar lidhjen e tyre në një tjetër etapë.

Image

Dyshja është shfaqur herë pas here së bashku, ndërsa gjesti romantik i DJ Gimbos ka marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Buqeta e madhe me trëndafila ishte një surprizë e menduar për ta bërë më të veçantë kthimin në shtëpi, duke treguar edhe një herë anën romantike të tij.

Edhe pas përfundimit të Big Brother, vijojnë të jenë të pandashëm dhe gjithmonë krah njëri-tjetrit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat