Reperja 15 vjeçare ëndërron që nje ditë të jetë në skenë me Dua Lipa

Mediale Vip

Reperja 15 vjeçare ëndërron që nje ditë të jetë në skenë me Dua Lipa

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 22:59
Lionella Jakaj

Si gjithmonë së bashku me familjen e saj ajo ka qenë në Kosovë pasi megjithëse ka lindur dhe jeton në Vjenë e viziton origjinën e saj Gjakovën.

Po flasim për super talenten 15 vjeçare Lionella Jakaj e cila ka qenë e ftuar në programin e mengjësit në RTV21 ku me të folurën e saj siç prindërit e kanë mësuar dhe dukej shumë e thjeshtë dhe simpatike teksa fliste sikur të ishte rritur në Gjakovë, rrëfente për muzikën e saj dhe dashurinë për rrymën rrep.

Nga të preferuarta e saj si Loredana dhe Tayna e deri te ëndrrat e saja për të ardhmen. Falë stilit të saj që ra në sy që kur mori pjesë nga "Voice Kids" në Gjermani ku mahniti të gjithë me rrepturën e saj ajo tashmë tregoi ka nisur dhe të publikojë këngët e saja të para në platformat e njohura dixhitale.

Image
Lionella Jakaj

Gjatë intervistës duke treguar të ardhmen e saj në muzikë Lionella kishte një dëshirë që të ngjitej në skenë me yllin Dua Lipa e pse jo të ishte e ftuar për të kënduar në Sunny Hill Festival.

Por mbani mend mirë emrin e Lionella Jakaj pasi një ditë vërtetë do ta shohin lart e më lart duke shkëlqyer.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat