“Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

Mediale Vip

“Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

Më: 14 shtator 2026 Në ora: 22:43
Leonora Jakupi

Këngëtarja Leonora Jakupi ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Po vjen komandanti”, kushtuar çlirimtarëve.

Kënga është publikuar para pak minutash dhe sjell një mesazh emocional e patriotik, duke rikthyer në vëmendje sakrificën dhe kontributin e atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës.

“Arti është gjuha përmes së cilës flet shpirti i një kombi. Jam e bekuar që përmes zërit tim, në këto momente vendimtare, të përcjelli emocionin e kombit tim”, ka shkruar Jakupi në përshkrimin e këngës.

Muzika dhe produksioni muzikor janë realizuar nga Edmond Zhulali, ndërsa teksti është shkruar nga Fatmir Mušliu. Në kitarë është Arjan Gjici, ndërsa back vokali është realizuar nga Fatbardh Karaj. Videoklipi është prodhuar nga OLL KORREKT.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat