Elijona protagoniste në videoklip, Ernim Ibrahimi dhe MC Kresha publikojnë "Malli"

Mediale Vip

Elijona protagoniste në videoklip, Ernim Ibrahimi dhe MC Kresha publikojnë "Malli"

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 21:53
Elijona

Ernim Ibrahimi dhe MC Kresha kanë bashkuar forcat për të sjellë projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Malli”.

Kënga është publikuar zyrtarisht së bashku me videoklipin në kanalin e SBS Entertainment.

Producent i projektit muzikor është Çelik Lipa, ndërsa tekstin e këngës e kanë realizuar MC Kresha, Çelik Lipa dhe Flakron Voca.

Pjesë e veçantë e videoklipit është Elijona Binakaj, ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, e cila është protagoniste e klipit dhe shfaqet në disa prej skenave të tij.

Projekti i ri muzikor vjen si një bashkëpunim mes Ernim Ibrahimit dhe MC Kreshës, ndërsa videoklipi tashmë është publikuar për publikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat