“Jam krenare” - Bia Khalifa reagon pasi iu përmend emri në Prime

Mediale Vip

“Jam krenare” - Bia Khalifa reagon pasi iu përmend emri në Prime

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 18:51
Bia Khalifa

Mbrëmë ka filluar zyrtarisht edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova, ku kanë hyrë gjithsej 21 banorë të rinj.

Mes emrave të shumtë, ishte edhe Olechka, me origjinë nga Bjellorusia, e cila befasoi me përgatitjen e saj dhe mënyrën se si e fliste gjuhën shqipe.

Gjatë spektaklit, opinionisti Resul Sinani e krahasoi atë me ish-banoren e edicionit të kaluar, Bia Khalifën.

Bia reagoi në rrjete sociale dhe shprehu krenarinë që e kishte përjetuar kur e pa një konkurrente jo-shqiptare që flet aq mirë shqip.

“E pashë që sonte u përmenda në prime. Du me nda me ju që jom shumë krenare me casting-un e këtij viti!... Me pa një banor jo-shqiptar që din me fol kaq mirë shqip, literally më bon me buzëqeshë, më kujtohet sa e vështirë ka qenë për mu” – shkroi mes tjerash ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat