Tashmë historitë tuaja të ndarjes mund t’i dëgjoni përmes këngës së re të Rinës

Mediale Vip

Tashmë historitë tuaja të ndarjes mund t’i dëgjoni përmes këngës së re të Rinës

Më: 2 nëntor 2026 Në ora: 17:26
Rina Balaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka paralajmëruar publikimin e një projekti të ri muzikor, i cili këtë herë ka një histori të veçantë pas realizimit.

Përmes një postimi në Instagram, artistja ka zbuluar se kënga e saj e re është frymëzuar nga rrëfimet personale të ndjekësve, të cilëve disa javë më parë u kishte kërkuar të ndanin historitë e tyre të ndarjes.

Rina ka bërë të ditur se këto histori janë shndërruar në frymëzim për projektin e saj të radhës, të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me producentët Tonic dhe Denk.

“Para disa jave e kom postu ni TikTok ku kom kërku që ju me i nda historitë e juve t’ndarjes me mu edhe prej tyne me e bo ni kangë e cila ka me dalë këtë javë”, ka shkruar ajo.

Projekti i ri mban titullin “RRS”, dhe sipas Rinës pritet të publikohet gjatë kësaj jave.

Paralajmërimi është pritur me entuziazëm nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur padurimin për ta dëgjuar këngën e re, ndërsa postimi ka marrë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat