Reperi El Baba, me një videoklip të ri… - Bota Sot
Reperi El Baba, me një videoklip të ri…

Muzikë

Reperi El Baba, me një videoklip të ri…

Nga: Diadema Stil Më: 3 maj 2019 Në ora: 19:54
El Baba

El Baba, pseudonimi artistik i repistit Elvis Hata po tenton të arrijë sukses, me këngë të reja, të cilat po i përmbledh në një videoklip. Me origjinë nga një fshat i Dibrës, El Baba ka përcjellë me zërin e tij të veçantë aspekte intime dhe universale, të cilat i “rrëfen” në vetën e parë, si një përgjegjësi e përkushtim mesazhor për të përcjellë të vërtat e tij dhe të brezit të tij.

21 vjeçari plot pasion, me disa këngë të publikuara në YouTube dëshmon talent dhe njësoj vetëdijeje estetike, për të hyrë me ngulm në rrugën e vështirë të muzikës.

Reperi dibran ka bashkpunon me reperin “Koli 21”, ku kanë publikuar këngë të rrymave të forta alternative, me tematikë sfidat e brezit të ri në përballje me ndryshimet globale të modernitetit.

Me datë 7 shkurt 2018, Elbaba & Keni publikojnë videoklipin "Guçi". Më datë 4 prill 2018, Elbaba publikon videoklipin "Shqipet E Magdeburgut 1". Me datë 30 korrik 2018, Elvis Hata publikon videoklipin "Dibra City", në bashkëpunim me Unikkoli.

Këngë si “Kurbeti”, me ritmet e përndezura të zhvendosjes globale, të para nën një fokus ndjeshmërie modern, janë bërë të dashura për shijuesit e repit.

Videoklipi i ri është një ndërthurje e tematikave të forta të rebelimit të brezit të tij, në kërkim të një identiteti artistik dhe shoqëror, duke tentuar drejt suksesit dhe thelluar kështu vështrimin estetik rreth gjërave që e rrethojnë në përditshmërinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...