Radhë të gjata për vaksinat e gripit sezonal, qytetarët nuk respektojnë masat

Prishtina

Radhë të gjata për vaksinat e gripit sezonal, qytetarët nuk respektojnë masat

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Rend i gjatë i njerëzve të cilët po presin që të marrin vaksinën kundër gripit sezonal janë mbledhur para Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Në bazë të fotografive të dërguara në redaksinë e Klan Kosovës, shihet që qytetarët nuk po i respektojnë masat anti-COVID.

Të pranishëm janë edhe pjesëtarë të Policisë për të mbajtur rendin.

Ndryshe të hënën Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e 160.500 vaksina të cilat janë blerë përmes UNICEF-it. Ministri Armend Zemaj ka thënë se janë duke siguruar edhe 50.000 tjera.

Afati për vaksinim është vetëm 11 ditë, nga data 1 dhjetor deri më 11 dhjetor. Në grupet e rrezikut të lartë hyjnë personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike të dokumentuara, shtatzënat dhe fëmijët mbi 6 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat