Pronari i kafenesë e konsideron shaka keqtrajtimin duke ia djegur duart cigareshitësit që e bënë kamerierët e tij

Prishtina

Pronari i kafenesë e konsideron shaka keqtrajtimin duke ia djegur duart cigareshitësit që e bënë kamerierët e tij

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 18:42
Faton Gashi i njohur si Vita

Pas videos që tronditi opinionin ku shiheshin disa persona duke ia vënë flakën në duar një shitësi të cigareve, në kafenenë “Oh my caffe”, në Prishtinë ka reaguar edhe pronari i lokalit.

Pronari i kafenesë, Dardan Bunjaku ka thënë se kjo ka qenë një shaka me cigareshitësin, Faton Gashi i njohur si Vita.

Sipas Bunjakut ai dhe stafi i kafenesë janë miq me cigareshitësin dhe gjithnjë kujdesen për të.

“Fillimisht po du me ju tregu që u bo ni keqkuptim i madh prej shumë njerëzve prapa kamerave. Vita rrin këtu , është sikur në shtëpi të vet edhe njihemi qe nje kohe të gjatë. Ai e ka bo me vetëdëshirë videon. Videoja u ba me telefonin e tij, se na e kemi bo ni lloj shakaje”, tha ai për kk.

Ai thotë se ishte një shaka dhe se nuk do ta bënin një veprim të tillë.

“Qysh shihet edhe lokali nuk ka qenë asnjë njeri se nuk jhemi një lokal që mundemi me bo një gjest të tillë. Vita erdh edhe e boni me vetëdsëshirë pasi që në atë kohë si dolën dezinfektuesit e me bo një lloj shakaje. Të gjithë e dinë që me Vitën ne e kemi një raport shumë të mirë sepse i ndihmojna, se Vita e ka këtu si në shtëpi të vet”, shtoi ai.

Ai ka thënë se kur është bërë videoja kanë qenë duke e mbyllur lokalin.

“Jena konë në mbyllje të lokalit, ka qenë një tavolinë, unë nuk kom qenë aty, por një tavolinë tjetër. Por pasi që ka ndodhë rasti më ka tregu Vita që e bonëm një shaka e bonëm një video, bile bojke hajgare kom mu bo i famshëm mas kësaj videoje. Po e kanë keqinterpretu se une vetë personalisht jom kundër këtyre gjërave se më kanë sha e më kanë shkrujt plot se kanë ditë që unë Vitën e kom si të shpisë ky non stop qetu han, rrin tonat”, tha pronari i kafenesë.

Sipas Bunjakut, Policia do të dale me një deklaratë ku cigareshitësi, e ka bëreë me vetdëshirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat