620 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Prishtina

620 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë “zona e nxehtë” e rasteve aktive me koronavirus. Nga 1511 raste aktive me COVID-19, 620 janë në kryeqytet.

Pas rënies së rasteve të reja, edhe kryeqyteti ka shënuar rënie të rasteve aktive. Vetëm në 24 orët e fundit në kryeqytet janë regjistruar 16 persona të shëruar, ndërsa janë regjistruar tri raste.

Larg nga numri i Prishtinës, Ferizaj është komuna e dytë me më së shumti raste aktive, 77, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Pason Fushë-Kosova me 70 e Vushtrria me 69.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat