Sot festohet në Prishtinë për fitoren e Distria Krasniqit

Prishtina

Sot festohet në Prishtinë për fitoren e Distria Krasniqit

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokyo 2020.

Për fitoren e saj do të festohet sot në Prishtinë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur që të organizojë një festë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë nga ora 20:00.

“Për të shënuar këtë fitore ju ftojmë sonte nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku KOK-u në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së komunës së Prishtinës, do të organizojë një festë për të shënuar medaljen e Artë e që është pjesë e aktivitetit të Festivalit Tokyo 2020”, thuhet në njoftimin e KOK-ut”, thuhet nga Komiteti Olimpik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat