Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” mbesin pa ujë

Prishtina

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” mbesin pa ujë

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 15:43
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi të shtunën se rruga “Muharrem Fejza” në kryeqytet ka mbetur pa furnizim me ujë.

Kjo pasi që Kompania “Rahovica” kontraktor i Komunës së Prishtinës rreth orës 11:00 duke realizuar punimet ka dëmtuar linjën kryesore të furnizimit me ujë për këtë zonë.

“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU “Prishtina” janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas informacioneve nga ana e tyre sanimi mund të zgjasë deri rreth orës 17:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat