Rama thotë se Vitia po e shfrytëzon Qeverinë për të krijuar pushtet

Prishtina

Rama thotë se Vitia po e shfrytëzon Qeverinë për të krijuar pushtet

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 20:56
Rama dhe Vitia

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, thotë se kundërshtari i tij në këtë garë për kryeqytetin, Arben Vitia, në vend se të sjellë projekte konkrete për zgjidhjen e problemeve të Prishtinës, po tenton ta përdorë qeverinë për të krijuar pushtet.

Kështu u shpreh ai të premten derisa ka shfaqur planet e tij për lagjen “Kodra e Trimave”, për të cilën thotë se do të angazhohet për rigjenerim të zonës që sipas tij do të fillojë me projektin e tullores që do të shndërrohet në muze të artit modern.

Në këtë pikë do të krijohet një parking nëntokësor me një platformë urbane që do të lidh “Kodrën e Trimave” me qendrën.

Rama kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që ta përmirësojë mirëqenien qytetare dhe të mos humbë kohë me fushatën në përkrahje të rivalit të Ramës për Prishtinën, Arben Vitisë.

“Po shihet si mangësi totale e zotit Vitia, nuk ka konfidencë që të përballet drejtpërdrejtë me projekte konkrete për zgjidhjen e problemeve të Prishtinës, por po mundohet ta përdorë qeverinë që të krijojë pushtet”, u shpreh ai.

Derisa foli për koalicionet e mundshme në garën e 14 shkurtit, Rama tha se “do të qeverisim me njerëz profesional, me njerëz që kanë kapacitet menaxhues pa marrë parasysh çfarë partie politike ata i takojnë”.

Nga ana tjetër, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, të premten nuk u mor me fushatë, pasi ishte i përfshirë në aktivitetet për shënimin e përvjetorit të vdekjes së Astrit Deharit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat